Vlerësimet e Barcelonës në FIFA 19 tashmë janë lansuar – dhe janë shumë të ”shijshme”

Vlerësimi i Lionel Messit në FIFA 19 tashmë është lansuar.

Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli tashmë i dinë vlerësimet e lojtarëve përkatës, por tani vëmendja jonë është te klubet më të mëdha.

Si për shembull – Barcelona. Klubi i La Ligas fitoi dopietën sezonin e kaluar, që përfshinë La Ligan dhe Copa del Rey.

Dhe natyrisht maestro i Argjentinës është më i vlerësuari në FIFA 19, transmeton FutbollFanatik.

Image: PA
Messi ka një vlerësim prej 94, së bashku me partnerin e tij në sulm, Luis Suarez, që vlerësohet me notën 91.

Philippe Coutinho, i cili është transferuar në ”Camp Nou” në janar vlerësohet me notën 88, aq sa Sergio Busquets.

Ivan Rakitic është vlerësuar me notën 87, derisa Arturo Vidal ka notën 85 në video-lojën e famshme.

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen është ndër portierët më të mirë në FIFA 19 me notën 89.

Image: FIFA 19

Ndërsa, mbrojtësit vlerësohen kështu; Jordi Alba (87), Samuel Umtiti (87), Gerard Pique (87) dhe Sergi Roberto (84).//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *