Sulmuesi i Barcelonës pranë kompletimit të marrëveshjes me Borussia Dortmundin

Paco Alcacer pritet të transferohet në Bundesliga, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje për një kalim në Borussia Dortmund.

Pas dy vitesh te Barcelona, Alcacer nuk ishte i aftë që të luante rregullisht dhe tani do të transferohet në Gjermani, shkruan CalcioMercato.

Alcacer iu bashkua Barcelonës nga Valencia për 30 milionë euro në verën e vitit 2016 dhe shumë prej nesh kishim shpresa te sulmuesi.

Por që prej kalimit të tij te Barcelona, ai shënoi vetëm 15 gola në 50 paraqitje për katalunasit, transmeton FutbollFanatik.

Image result for alcacer

Barcelona tani synon që të arrijë suksese edhe në Evropë, ku synimin kryesor e treguar Lionel Messi – dhe është triumfi në Champions League.

”Sezoni i kaluar ishte mjaft i mirë pasi ne fituam dopietën, por ne u ndjemë keq nv Champions League. Premtojmë se këtë sezon do të bëjmë gjithçka që ta sjellim këtë titull në Camp Nou”, tha Messi.

Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga duke i fituar dy ndeshjet e para – ndaj Alavesit dhe Real Valladolidit.//FutbollFanatik//

Image result for messi alcacer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *