Real Madridi mund ta ndalojë Vinicius Junior të luajë ndeshje si mysafir për Castillan

Vinicius Junior pati një derbi madrilen me plot evente për Castillan në fundjavë.

Supertalenti shënoi dy herë në barazimin 2-2 të Castillas me skuadrën Atletico B në ”Majadahonda,” transmeton FutbollFanatik.

Por ishte përplasja me kundërshtarin, Tachi, që rrëmbeu kryetitujt.

Vinicius dhe Tachi u ndeshën me njëri-tjetrin dhe të dy ranë për tokë.

Pastaj, Tachi u mundua ta kafshonte brazilianin në kokë në një moment çmendurie.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me të verdhë për veprimet e tyre, por Tachi ka kërkuar falje për veprimet e tij më vonë.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm kur Vinicius ka qenë viktimë e sulmeve nga kundërshtarët.

Pasi kushtoi plot 45milionë euro në një moshë kaq të re, Vinicius ka qenë cak i shumë mbrojtësve.

Ai pëlqen të driblojë dhe të bëjë lëvizje për të mposhtur kundërshtarë.

Por kjo vetëm nxitë mbrojtësit që vazhdimisht të ndërhyjnë në mënyrë të palejuar në të.

Vinicius is an easy target for opponents

Sipas gazetës spanjolle ”AS”, Vinicius mund të luajë vetëm në ndeshjet në shtëpi nga tani e tutje për Castillan për ta mbrojtur më shumë.

Në raport shkruhet: ”Disa brenda klubit mendojnë se ia vlenë të konsiderohet si opsion që ai të luajë vetëm në shtëpi.

”Do të jetë një masë për ta mbrojtur lojtarin nga lëndimi. Madridi është në dijeni të faktit se ka paguar 45milionë euro dhe stili i tij i lojës mund të shkaktojë një mjedis armiqësor, të cilën mund ta gjesh në Segunda B.”

Vendimi final ende nuk është marrë para udhëtimit të Castilla te Union Adarve këtë fundjavë. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *