Kupa e Botës për klube: Real Madridi mëson kundërshtarin për gjysmëfinale

Julen Lopetegui shpreson ta fitojë titullin e parë si trajner i Real Madridit kur të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe për kompeticionin e dhjetorit.

Real Madridi do të përballet me CD Guadalajara ose me fituesin e AFC Champions League në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.

Real Madridi synon ta fitojë kompeticionin në fjalë për vitin e tretë radhazi, transmeton FutbollFanatik.

Kampioni i Evropës udhëton në EBA në dhjetor për t’i sfiduar skuadrat nga kontinetet tjera përreth globit.

Pas shortit të hedhur sot, kuptohet se Real Madridi do ta fillojë kampanjën e re më 19 dhjetor, teksa data potenciale e finales është 22 dhjetor.

Kompeticioni do të fillojë me ndeshjen fituesin e Pro-Leagues në EBA, Al Ain, skuadër e cila përballet me fituesin e OFC Champions Leagues, Wellington.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e CAF Champions Leagues – teksa kompeticioni në fjalë është ende në fazën e çerekfinales dhe më pas kundërshtari do të jetë fituesi i Copa Libertadores.

Që nga inaugurimi i këtij kompeticioni në vitin 2000, Real Madridi e ka fituar këtë titull tri herë, një rekord që e ka edhe Barcelona.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *