Futbollisti i parë në shekullin 21 që arrinë në kuotën e 150 asistimeve në La Liga – Leo Messi

Lionel Messi është thjesht i jashtëzakonshëm. Nëse ai nuk do të shënonte gola, ai do të thyente rekorde tjera.

Megjithatë, edhe këtë është duke e bërë. Përveç golave të shumtë, sulmuesi argjentinas është duke thyer edhe rekorde të asistimeve.

Messi gjithnjë ka treguar se nuk është lojtar vetjak, ku në fitoren, 8-2 ndaj Huescas shënoi 2 gola dhe ishte pranë tre-golëshit kur u akordua penallti.

Por, sulmuesi i Barcelonës vendosi që ta lejojë Luis Suarezin ta akordojë këtë penallti, duke dëshmuar se është lojtar ekipor, transmeton FutbollFanatik.

Credit: Press Association

Megjithatë, pesë herë fituesi i ”Topit të Artë” u bë lojtari i parë që arriti në kuotën e 150 asistimeve në La Liga në shekullin e 21-të.

Në fakt, ai ka më së shumti asistime se çdo lojtar tjetër në top pesë kampionatet evropiane, i ndjekur nga Fabregas (143), Ozil (128), Ronaldo (122) dhe Alves (110).

Duke u bazuar në statistikat e Opta Stats, ne gjithashtu e dimë se kush cilët lojtarë kanë përfituar më së shumti nga asistimet e Messit.

Këta janë top pesë lojtarët përfitues:

1. Luis Suárez: 23
2. Pedro Rodríguez: 14
3. Samuel Eto’o: 13
4. Neymar: 12
5. David Villa: 10.//FutbollFanatik//

Credit: Press Association

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *