Fansat ndjejnë keqardhje për Navas pas momentit të sikletshëm para Real Madrid 4-1 Leganes

E enjtja mbrëma ishte një natë e madhe për Real Madridin pasi lojtarë nga skuadra morën mirënjohje në formë të trofeve për triumfin e tretë rresht në Champions League.

Skuadra spanjolle mposhti Liverpoolin 3-1 në Kiev në maj për të fituar kompeticionin edhe një herë, dhe pati çmime për tre lojtarë, poashtu edhe për Cristiano Ronaldon, transmeton FutbollFanatik.

Ikona portugeze, tani pjesë e Juventusit, fitoi çmimin ”Sulmuesi i Vitit”, por u mposht në garën për ”Lojtari i Vitit” nga Luka Modric.

Maestro kroat gjithashtu u emërua mesfushori më i mirë, me Sergio Ramos dhe Keylor Navas që u shpallën mbrojtësi dhe portieri më i mirë respektivisht.

FBL-EUR-C1-DRAW

Sidoqoftë, fansat e futbollit ndjenë keqardhje për portierin e Madridit pasi e panë çfarë u detyrua të bëjë para përballjes së Realit me Leganes të shtunën.

”Los Blancos” kanë pasur një start të mirë në ligë, duke fituar tre ndeshjet e para.

Para vizitës te Leganes, tre fituesit e çmimeve: Navas, Ramos dhe Modric u nderuan nga turma brenda ”Bernabeut”.

Siç do të mund ta shihni më poshtë, Navas ishte i pari që u largua me çmimin e UEFA dhe ai mori duartrokitje të mëdha nga turma.

 

Pasi kapiteni Ramos dhe Modric bënë të njejtën gjë, kroati pastaj u desh të bënte një buzëqeshje të guximshme për një foto me grupin.

Njerëzit po ndjehen keq për Navas pasi pas kësaj video, Navas – ndryshe nga Ramos dhe Modric – u desh të qëndronte në bankën rezervë për ndeshjen. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *