Superliga merr vëmendje: Ylli i Napolit të transferohet te Flamurtari

Afati kalimtar veror në Superligën shqiptare vazhdon të jetë i hapur, transmeton FutbollFanatik. 

Klubetpo bëjnë të pamundurën që të përforcohen me lojtarë që bëjnë diferencën. Edhe Flamurtari është në kërkim të një goditje të fundit.

Vlonjatëve i është ofruar një lojtar i Napolit – Zinédine Machach. Ky emër është sugjeruar nga drejtori teknik i Lazios, Igli Tare.

Machach është 22-vjeçar dhe karrierën e ka nisur në Francë te Toulouse, shkruan Eduasportin.

Më pas ka luajtur me Marseille ku më vonë u transferua në Itali te Napoli, që sezonin e fundit e huazoi te Carpi në Serie B.

Nëse francezi arrinë në Vlorë, pritet që të huazohet nga Napoli te Flamurtari.

Kjo nuk është hera e parë që Igli Tare bashkëpunon me Flamurtarin. Sezonin e kaluar ai huazoi te vlonjatet sulmuesin e Lazios, Mamadou Tounkara.

Senegalezi nuk la gjurmë te vlonjatet dhe u largua në verë. //FutbollFanatik//

Image result for igli tare

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *