Seanca stërvitore e djelmoshave të Bernard Challandes përmes pamjeve

Pas homazheve te varri i presidentit Vokrri, Kombëtarja A mbajti seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Një stërvitje jo edhe me intensitet të lartë, por me fokus në mbrojtje dhe me kundërzbritje.

Challandes paradite në konferencën për media theksoi se do të punojë shumë në repartin mbrojtës duke marrë parasysh mungesën e mbrojtësve dhe se është i përcaktuar që ta ngrisë nivelin e Kombëtares në përgjithësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *