Përfaqësuesja kosovare mbyllë seancën e fundit stërvitore, nesër niset për në Baku

Është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, para nisjes për në Baku.

Ndërkaq, që gjatë stërvitjes Kombëtaren A e vizitoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Kujtim Gashi si dhe presidenti i KOK-t Besim Hasani i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhija, që ishn bashkë me zyrtarë të Organizatës SIGA, që njihet si organizatë që lufton anitkorrupsionin e që kishin shprehur ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Kombëtaren A.

Si zakonisht edhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Azerbajxhanin në një atmosferë të mirë pune dhe sportive janë zhvilluar përgatitjet për këtë ndeshje që do të zhvillohet më 7 shtator në orën 18.00 sipas kohës lokale, ndërsa neër Kombëtarja udhëton për Baku, transmeton FutbollFanatik.

Ndërsa, pas seancës stëtvitore, përzgjedhësi, Bernard Challandes tha se skuadra e tij do ta japë maksimumin në dy ndeshjet e ardhshme.

”Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga kënda e pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fort e me agresivitet”.

”Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet ta dimë se kemi dy ndeshje dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri”.

Përveç Challandes, pas seancës foli edhe kapiteni, Samir Ujkani, i cili tha se skuadra është përgatitur maksimalisht në këto ditë.

”Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Azerbajxhani ka një skuadër të mirë”.

”Por ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë të dijës dhe forcës që të dalim faqe bardhë nga kjo ndeshje. Ekziston motiv dyfishtë për neve, njl herë për fitore njëherë do të luajmë për ish presidentin Vokrri”.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *