Raportet nga Italia: Ylli i PL te Juventusi, çështje e kryer

Raprotet nga Italia sugjerojnë se Emre Can definitivisht ka arritur marrëveshje për kontratë katër-vjeçare me Juventusin, me mesfushorin e Liverpoolit që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë.

Biankonerët kanë qenë në negociata me gjermanin që nga janari, kur ai ishte i lirë të negocionte me klubet e tjera.


Një marrëveshje ka qenë afër të arrihet që nga ajo kohë, dhe ”Sky Italia” po raporton se Can ka arritur marrëveshje katër-vjeçare.

Ai do të jetë në Torino më vonë këtë javë për teste mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht.

Can pritet të fitojë rreth 5milionë euro në sezon. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *