Hachim Mastour bën një lëvizje surprizuese pasi u lirua nga Milani

Milani e ka transferuar Hachim Mastour nga Reggina në moshën 14-vjeçare për shumën e 500 mijë eurosh në vitin 2012.

Pasi klubi i pa aftësitë e tij në YouTube, shumë menduan që i riu maroken do të shkëlqente në Evropë.

Për transferimin e tij, Milani mposhti klube si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City, transmeton FutbolLFanatik.

Megjithatë, sikur karriera e shumë talentëve që nuk eci mbarë, njejtë ndodhi edhe me Mastour.

E gjithë storia e tij filloi pas një përmbledhje të postuar në YouTube ku shihej i riu nga Maroku duke shkëlqyer me topin.

Shumë në Milan kishin bindje për të, teksa në sezonin 2013/14, Clarence Seedorf, trajner i atëhershëm i skuadrës e ftoi në skuadrën e parë.

Pas disa huazimeve jo të suksesshme në Malaga dhe Zwolle, ku ai bëri vetëm 6 paraqitje, duket se tani ai e ka gjetur klubin e ri.

20-vjeçari tashmë edhe zyrtarisht ka nënshkruar për klubin grekt, Lamia FC.

Ende ka kohë që Mastour ta rimëkëmë karrierën e tij, por ai ka nevojë për minutazh të rregullt, ose ai është në rrugë për t’u bërë ”Freddy Adu i ri”.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *