Per Mertesacker ka nxitur shumë debat me reagimin e tij ndaj akuzave të Ozil për racizëm

Mesut Ozil u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë këtë verë pas një fushate jashtëzakonisht zhgënjyese në Kupën e Botës në Rusi.

29-vjeçari e citoi ”racizmin dhe mungesën e respektit” si arsyet e tij për largim nga Kombëtarja, transmeton FutbollFanatik.

Ish-reprezentuesi gjerman, Per Mertesacker ka luajtur përkrah Ozil dhjetra herë me Kombëtaren dhe klubin.

Mbrojtësi 33-vjeçar ka 104 paraqitje për vendin e tij dhe mori rolin e trajnerit në akademinë e Arsenalit pasi u pensionua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar.

Per Mertesacker says farewell to the Arsenal fans

Dhe ai më në fund ka dhënë verdiktin e tij për pensionimin e Ozil, duke pranuar se ai është ”i befasuar” nga deklarata e tij.

”Kurrë nuk kam eksperiencuar racizmin dhe diskriminimin,” tha Mertesacker.

”Akuzat e Mesut më befasuan. Mesut dhe unë kemi luajtur për vite së bashkua.

”Ne patëm një marrëdhënie të veçantë dhe, sado ndryshe që jemi, ne gjithmonë ishim të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Ajo që ndodhi më trishton.”

Dhe, natyrisht, komentet e tij nuk u pritën aspak mirë në rrjetet sociale. //FutbollFanatik//


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *