Joachim Low më në fund jep mendimin e tij për pensionimin kontraverz të Ozil

Pensionimi i Mesut Ozil nga Kombëtarja e Gjermanisë ka qenë një çështje shumë e diskutuar në disa muajt e fundit.

Mesfushori gjerman është kapur duke bërë foto me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan para fillimit të Kupës së Botës, duke nxitur shumë kritika në Gjermani.

Dhe pas eleminimit të ”Die Mannchaft”, Ozil konfirmoi se ai më nuk do ta përfaqësonte Kombëtaren e tij, duke i akuzuar gjermanët për racizëm dhe shumë gjëra të tjera në një letër të gjatë rrëfimi.

Joachim Low tani ka folur për pensionimin e Ozil, dhe ai tani e ka zbuluar se Ozil ka refuzuar të kontaktojë me të për situatën.

Joachim Low says Ozil's statement about international retirement was hasty

”Agjenti i tij më telefonoi mua dhe më tha se Mesut do të konfirmonte pensionimin,” tha Loë për ”Sky Sports”.

”Vetë lojtari nuk më telefonoi mua, Ozil ka zgjedhur një rrugë tjetër dhe deri në këtë moment, ai nuk më ka telefonuar.

”E kam provuar me telefon dhe tekst mesazhe, por nuk kam mundur të vij në kontakt me të.

”Duhet të pranoj se, me siguri e nënvlerësova tërë situatën.”


Low pastaj shpjegoi se si asnjëherë nuk ka pasur racizëm në drejtim të Ozil duke e quajtur deklaratën e lojtarit si ”të pistë”. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *