Shiko: Reagimi brilliant i Neymar kur një tifoz i afrohet dhe e thërret emrin e tij

Paris Saint-Germain ka regjistruar dje fitoren e radhës në kuadër të kampionatit francez, Ligue 1.

Skuadra nga kryeqyteti i Francës ka triumfuar përballë skuadrës së sapo-promovuar, Nimes me rezultat, 4-2.

Pjesë e listës së golashënuesve të PSG-s ishte edhe sulmuesi brazilian, Neymar, i cili shënoi në minutën e 36-të, transmeton FutbollFanatik.

Përveç brazilianit, edhe Di Maria, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani shënuan për parisienët.

Por, Neymar vëmendjen e tifozëve me festimin e tij pas golit në stilin e një ”foshnje duke qarë” duke iu kundërpërgjigjur tifozëve vendas.

Tifozët vendas kishin vendosur një baner duke e paraqitur Neymarin si një ”foshnje” për shkak të sjelljeve të tij në fushë.

Por, ish-anëtari i Barçës mori vëmendje edhe para ndeshjes, kur gjatë nxemjes, një tifoz i tij i ri e ndaloi në fushë.

Reagimi i Neymar ishte brilliant duke e përshëndetur dhe përqafuar atë. Ndiqeni.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *