Kylian Mbappe reagon befasisht për kartonin e kuq në fitoren, 4-2 përballë Nimes

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka reaguar për kartonin e verdhë, të cilin e mori në ndeshjen kundër Nimes.

Në fundjavë, Paris Saint-Germian arriti ta mposhtë Nimes me rezultat, 4-2, dhe në fund të ndeshjes, Mbappe u ndëshkua me karton të kuq.

Reprezentuesi francez insiston se dëshiron ta mbrojë veten nga ndërhyrjet e kundërshtarëve, teksa thotë se nuk pendohet për sjelljet e tij.

Gjithashtu, 19-vjeçari ishte anëtar i një goli në fitoren, 4-2 të kampionit të Ligue 1, transmeton FutbollFanatik.

”Ishte vetëm një akumulim gjërash. Ky është futbolli”.

”Ju duhet të mësoni se kur të luani në këtë klub mund të keni pakënaqësi çdo fundjavë, sikur unë”.

”Jo, unë nuk pendohem për këtë. Nëse ndodhë sërish kjo gjë, unë do ta bëjë të njejtën gjë”.

”Unë kërkoj falje nga tifozët, por nuk mund t’i toleroj gjestet e tilla”, tha Mbappe.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *