Arsenali dhe Chelsea mësojnë fatin e tyre në Europa League

Arsenali do të ndeshet me Sporting Lisbonën në fazën e grupeve të Europa Leagues.

”Topxhinjtë”, gjysmë-finalistët e sezonit të kaluar, janë pjesë e Grupit E përkrah klubit portugez, kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag dhe Vorskla të Ukrainës, transmeton FutbollFanatik.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka fituar tre herë kompeticionin si trajner i Sevillas, dhe duhet ta ketë parë rënien në gjysmë-finale të skuadrës së tij aktuale sezonin e kaluar, pasi humbi dy ndeshjet kundër Atletico Madridit.

Ishte Atletico ajo që shkoi deri në fund duke fituar kompeticionin vitin e kaluar.

Unai Emery has won the trophy three times

Sa i përket Chelseat, ”Të Kaltërit” janë rikthyer në këtë garë për herë të parë që prej vitit 2013 kur ngritën trofeun.

Skuadra e Maurizio Sarrit do të luajë në të njejtin grup me PAOK nga Greqia, kampionin e Bjellorusisë BATE Borisov dhe kampionin e Hungarisë Vidl në Grupin L.

Premier League nuk është megjithatë liga e vetme nga Britania që përfaqëson, me Skocinë që ka dy klube reprezentative – Celtic dhe Rangers. //FutbollFanatik//

PERTH, AUSTRALIA – JULY 23: Maurizio Sarri, coach of Chelsea looks on prior to the international friendly between Chelsea FC and Perth Glory at Optus Stadium on July 23, 2018 in Perth, Australia. (Photo by Albert Perez/Getty Images)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *