Zlatko Dalic shkatërron Cristiano Ronaldon për reagimin e tij pasi Luka Modric fitoi çmimin e UEFA

Për herë të parë që nga sezoni 2012/13, çmimi ”Lojtari i Vitit” nga UEFA i është dhënë dikujt tjetër përveç Lionel Messit ose Cristiano Ronaldos.

Luka Modric fitoi çmimin më herët këtë javë pasi bëri disa paraqitje masterklase derisa Real Madridi fitoi titullin e Champions Leagues për herë të tretë, transmeton FutbollFanatik.

Shumë njerëz besojnë se kroati ishte fitues i merituar, por është e drejtë të themi se vendimi nuk është pritur mirë nga Cristiano Ronaldo dhe të afërmit e tij.

Agjenti i portugezit tha se është ”qesharake” dhe ”turpëruese” që klienti i tij nuk e fitoi çmimin, derisa vetë lojtari ishte poashtu i befasuar nga vendimi.

Cristiano frustrated during a Serie A clash with Lazio

Tani, trajneri i Kombëtares së Modric është përfshirë në debat, dhe ai absolutisht shkatërroi Ronaldon për sjelljen e tij dhe reagimin në proces.

Pavarësisht se nuk u befasua nga frustrimi i Ronaldos që nuk e fitoi çmimin, Dalic ka lansuar një sulm personal për 33-vjeçarin.

”Mospjesmarrja e Ronaldos në ceremoninë e UEFA dhe ato komente pasi e fitoi Luka…,” tha Dalic.

”Nuk ia vlenë të komentoj! Vetëm dëshmon atë që gjithmonë e them: Ronaldo është egoist dhe kurrë nuk do ta doja atë në skuadrën time.

Luka Modric with the 2017-18 UEFA Best Player award

”Ai është lloji i lojtarit që vetëm mendon ‘pavarësisht a fitojmë, gjëja e vetme që ka rëndësi është të shënoj një gol’.” //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *