Vicente del Bosque ka shokuar fansat e Liverpoolit me komentet brutale para finales së CL

Jemi vetëm katër ditë larg finales së Champions Leagues mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Shumë pak mund ta kenë imagjinuar se Liverpooli mund të kontestojë finalen në Kiev, por ”Të Kuqtë” kanë kaluar çdo pengesë që kanë pasur para për të arritur deri në këtë fazë, transmeton FutbollFanatik.

Real Madridi, në anën tjetër, po e kërkon triumfin e tretë rresht në kompeticion, dhe të kartërin në pesë sezone.

”Los Blancos” do të futen në përballje si favoritë, por në finale të tilla, befasitë janë më shumë se të pritura.

Komentet e Vicente del Bosque

Shumë është thënë para ndeshjes, me figura të rëndësishme nga të dy anët që kanë bërë lojëra fjalësh.

Një president nderi i Real Madridit ka shokuar fansat kur kishte thënë se triumfi mbi Liverpoolin do të jetë aq i lehtë sa një ”copë ëmbëlsire.”

Tani, një ish-trajner i Real Madridit ka frustruar fansat e ”Të Kuqve” edhe më shumë.

Vicente del Bosque ka luajtur për Real Madridin si lojtar mes viteve 1968-1984 dhe pastaj drejtoi këtë skuadër si trajner në tre periudha të ndryshme.

FBL-EURO-2016-MATCH43-ITA-ESP

67-vjeçari, i cili gjithashtu udhëhoqi Kombëtaren e Spanjës drejt dy triumfeve madhore më 2010 dhe 2012, ka bërë disa komente befasuese duke thënë se asnjë prej lojtarëve të Liverpoolit nuk do të gjenin vend në 11-shen e Real Madridit.

”Real Madridi ka një skuadër të madhe, dhe është klubi më i mirë në Evropë tani,” tha ai për gazetën spanjolle ”COPE.”

”Ata duhet ta dëshmojnë këtë të shtunën. Real Madridi do të mposht Liverpoolin 4-1.

”Nuk mund të gjej asnjë lojtar të Liverpoolit që do ta përmirësonte Real Madridin, madje as Salah.

FBL-EUR-C1-LIVERPOOL-REAL MADRID-PRESSER

”Bale dhe Benzema janë shumë të mirë.

”Benzema është poashtu lojtar i madh, nganjëherë ai mund të ngrihet, por ai ka dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme, dhe Cristiano Ronaldo i bënë të gjithë ata më të mirë.”

Wow!

Liverpooli ka, ndoshta, një prej tresheve më të mira në botë të sulmit për momentin.

Dhe të thuhet se Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk do ta përmirësonin Real Madridin është absolutisht qesharake.

Kjo dyshe ka performuar dukshëm më mirë se Karim Benzema dhe Gareth Bale gjatë tërë sezonit, dhe shumë lehtë do t’ua zënin vendin në 11-shen e Real Madridit.

E panevojshme të themi se fansat e Liverpoolit nuk i pritën aspak mirë komentet e Del Bosques. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *