Man UInited shokon Juventusin midis Torinos

Manchester United ka arritur të shkaktojë befasi duke mposhtur Juventusin si mysafir krejt në fund të takimit.

Në ndeshjen e Grupit H në Champions League, ndodhi ajo që më së paku pritej, transmeton FutbollFanatik.

Sidomos pasi Juve kaloi në epërsi përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 65-të.

Sidoqoftë, United u kthye katër minuta para përfundimit duke shënuar për 1-1 përmes një super-goli nga Juan Mata.

Krejt në fund, në minutën e 90-të, United përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, me Alex Sandron që eventualisht e futi topin në rrjetën e tij.

Pas kësaj fitore, Man United ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë, tre më pak se Juventusi në të parin dhe dy më shumë se Valencia në të tretin. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *