Portieri i Premier Leagues ndjen keqardhje për Petr Cech – por cila është arsyeja

Portieri i Watfordit, Ben Foster ka zbuluar se ai ndjen keqardhje për portierin e Arsenalit, Petr Cech.

Reprezentuesi çek ka dështuar të impresionojë nën urdhrat e Unai Emeryt, teksa spanjolli preferon ende të startojë me të.

Emery e transferoi edhe Bernd Lenon gjatë verës dhe mendohej se gjermani do të ishte startues i rregulltë për londinezët.

Por, për tani, Emery është duke e preferuar Cech, i cili ka bërë disa gabime të pafalshme, transmeton FutbollFanatik.

Tifozët e Arsenalit janë duke bërë thirrje drejt Emeryt që të startojë me Leno, dhe Foster beson se taktikat e Emeryt nuk janë të përshtatshme për Cech.

”Cech është njëri prej portierëve më të mirë që Premier League ka pasur, por kjo me të vërtetë nuk është loja e tij”.

”Ai ka pika të forta në portë, por mënyra se si futbolli është duke shkuar sot, duhen ndryshime”.

”Cech ka nevojë për kohë që të mësohet me këtë situatë dhe unë ndjej keqardhje për të”, tha Foster.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *