Parashikimi i çuditshëm i Sir Alex Ferguson për Ronaldon në Real Madrid më 2008

Gati një dekadë pasi u largua nga ”Bernabeu”, fansat e Manchester United ende e këndojnë emrin e Cristiano Ronaldos kohë më kohë.

”Viva Ronaldo” rregullisht dëgjohet në tribunat e ”Old Trafford”, pavarësisht faktit se superylli portugez vendosi të kalojë vitet e tij më të mira në karrierë te Real Madridi, transmeton FutbollFanatik.

Ronaldo, i cili ka hasur në vështirësi për konsistencë gjatë tre viteve të para tek United para se të shëndrrohej në lojtarin më të mirë në botë pas Kupës së Botës më 2006, gjithmonë ishte i vendosur të kalonte te ”Los Blancos” dhe përmbushi këtë ëndërr në verën e vitit 2009.

Madridi, klub i cili shpenzoi 98milionë euro për shërbimet e tij për të transferuar atëherë 24-vjeçarin, dëshiroi të transferonte Ronaldon 12 muaj më herët – menjëherë pasi ai ndihmoi ”Djajt e Kuq” të fitonin Champions Leaguen.

Manchester United v Chelsea - UEFA Champions League Final

Sidoqoftë, Sir Alex Ferguson intervenoi dhe bëri një marrëveshje me Ronaldon për t’ia dhënë United edhe një sezon dhe pastaj do ta lejonte të kompletonte transfeirmin e tij të ëndrrave.

Derisa ai po mundohej të bindte Ronaldon për të qëndruar në ”Old Trafford”, Fergie dha disa komente shumë interesante në konferencë për shtyp.

Skocezi legjendar parashikoi si do të shkonin gjërat për yllin e tij nëse do t’i bashkohej Real Madridit – dhe komentet e tij dhe komentet e tij duken, epo, të çuditshme tani.

Ferguson pati një paralajmërim për Ronaldon, duke i thënë atij se transferimi te Madridi do të ishte ”gjëa më e keqe” e mundshme në karrierën e tij.

Manchester United's Portuguese midfielde

”Po të pyeteshe për këshillë për birin tënd do t’i jepnit atij këshillën më të mirë, dhe gjëja më e keqe që Ronaldo mund të bëjë, si 23-vjeçar, është të shkojë te Real Madridi,” kishte thënë Ferguson më 2008.

”Ai tashmë është te klubi i duhur – një klub fantastik i futbollit – dhe e ardhmja është se ai ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare dhe i kanë mbetur edhe katër vite.

”Kjo është definitive sepse kam parë nënshkrimin e tij.

”Në ditët moderne djelmoshat e rinj mund të humbin kur flitet për para, por nëse keni parë Ronaldon pas finales së Champions Leagues, ai ishte djaloshi më i lumtur në botë.

FBL-ESP-LIGA-REALMADRID-SEVILLA

”Kur ju keni lojtarë të rinj ju kërkoni më të mirën për ta dhe unë besoj se e di cili është klubi më i mirë në botë për të dhe ai është Manchester United.

”Nuk duhet të ketë nevojë të shkojë te Real Madridi.”

Edhe pse Ferguson po e paralajmëronte Ronaldon sepse ai dëshiroi që të qëndronte në Mançester, është e qartë se ai ishte larg të parashikonte se portugezi do ta vërshonte La Ligan. //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *