Maurizio Sarri zbulon se kur do ta marrë vendimin e madh për Eden Hazard

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka zbuluar se ai do të vendosë gjatë pushimit internacional se kë do ta emërojë kapiten përkrah Cesar Azpilicuetas.

Azpilicueta, i cili është rikthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes me ardhjen e Sarrit, është emëruar kapiten i skuadrës për këtë sezon.

Zëvendës-kapiteni nuk është emëruar ende nga trajneri italian, teksa Sarri thotë se duhet të presë ende, transmeton FutbollFanatik.

Chelsea e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke regjistruar fitore ndaj Huddersfieldit, Arsenalit dhe së fundmi ndaj Newcastle Unitedit.

Eden Hazard

Ndihmës i Azpilicuetas pritet të jetë Hazard, i cili e drejtoi Kombëtaren belge drejt gjysmëfinales së Kampionatit Botëror në Rusi.

Derisa Azpilicueta do të jetë sot kapiten ndaj Bornemouth, Sarri pritet ta emërojë kapitenin e ri pas dy javës.

Duke folur para ndeshjes me ”Qershitë”, Sarri zbuloi: ”Asgjë nuk është vendosur tani. Unë dua të vendosë gjatë pushimit internacional”.

Përndryshe dje u hodhë edhe shorti i Europa Leagues, ku Chelsea do të përballet me PAOK, BATE Borisov dhe Vidi FC.//FutbollFanatik//

Eden Hazard Cesar Azpilicueta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *