Konfirmohet: Premier League do ta testojë VAR-in këtë muaj

Zyrtarët e Premier Leagues priten ta kenë njërin prej testeve më të vështira për t’ua dëshmuar klueve se VAR-i është i përshtatshëm për këtë kampionat.

Testimi i VAR-it do të ndodhë më 15 shtator, ku zyrtarët e kampionatit do ta dëshmojnë se kjo teknologji ia vlen të përdoret në Angli.

Ndeshjet do të trajtohen normalisht sikur të ishin nën vëzhgimin e VAR-it, por asistentët e VAR-it nuk do të kenë asnjë komunikim me gjyqtarët brenda fushës.

Testimi pritet të fillojë në javët e ardhshme në ”Stockley park” afër aeroportit të Heathrow, transmeton FutbollFanatik.

Image result for var

Një burim i afërt me Premier Leaguen thotë se gjyqtarët anglez kanë qenë të kënaqur me VAR-in në ndeshjet e EFL Cup në Brighton, Fulham dhe Leicester.

Ish-gjyqtari, Mike Jones si dhe Neil Swabrick e pëlqejnë këtë teknologji dhe janë të zhgënjyer për faktin se klubet angleze e kanë refuzuar këtë.

Klubet angleze votuan në prill kundër VAR-it, teknologji e cila u vlerësua e suksesshme në Kampionatin Botëror në Rusi.

Ky testim do t’ua mundësojë gjyqtarëve të mësohen me përdorimin e saj.//FutbollFanatik//

Image result for var

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *