Dy klubet angleze që Neymar i preferon – nuk janë Man Unitedi dhe Man City

Neymar do të transferohej më parë te Chelsea ose tek Arsenali, para gjigantit të Mançesterit, zbulon ekskluzivisht Express Sport.

Ylli i PSG-s i ka emocionuar tifozët e Manchester Cityt këtë verë kur tha se dëshira e tij është të luajë nën urdhrat e Pep Guardiola.

Por, Neymar nuk pritet të largohet nga Parisi drejt Mançesterit – pasi që ai e pëlqen më shumë Londrën, transmeton FutbollFanatik.

Express Sport shkruan se 25-vjeçari iu ka treguar miqësove se do ta preferonte më parë një kalim në Arsenal ose Chelsea para Man Cityt dhe Man Unitedit.

Neymar playing at PSG

Neymar nuk ka luajtur ende për ndonjë klub anglez, megjithatë ai ka filluar ta mësojë gjuhën angleze.

Një burim i afërt me lojtarin i ka treguar Express Sportit se ai e pëlqen Anglinë, veqanarisht Londrën. Ai ka qenë aty tri apo katër herë në 12 muajt e fundit.

”Ai thotë se ka gjithnjë diçka rreth Londrës”.

”Herën e fundit ai më telefonoi dhe më kërkoi t’i bashkangjitem atij në udhëtim sepse atij i pëlqen Londra”.

Neymar playing in the PokerStars EPT

”Ai vazhdon të thotë se ‘Londra është vend i mrekullueshëm’. Ai e dashuron këtë vend.//FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *