Chelsea shumë afër të kompletojë dy marrëveshje gjigante për ta shpëtuar klubin nga katastrofa

Chelsea është shumë afër transferimit të Jorginhos dhe emërimit të Maurizio Sarrit si trajner pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i kërkoi falje Manchester Cityt për vonesën në kompletimin e një marrëveshje për mesfushorin.

City kishte bërë tentativa për të kompletuar transferimin e Jorginhos për 56milionë euro, me De Laurentiis që kishte konfirmuar se ka pranuar një ofertë nga kampioni i Premier Leagues, transmeton FutbollFanatik.

Mirëpo, City ende nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e lojtarit dhe tani duket se Jorginho do t’i bashkohet ish-trajnerit të tij te Napoli, Sarrit te Chelsea.

Klubi londinez pritet të paguajë një shumë totale prej 58milionë eurove plus shtatë milionë euro bonuse për dyshen, sipas ”Goal.com.”

Image result for jorginho 2018

Sarri është zëvendësuar te Napoli nga Carlo Ancelotti, por bisedimet janë ende duke u zhvilluar për të marrë postin e Antonio Contes në ”Stamford Bridge.”

De Laurentiis, megjithatë, thotë se klubi ku do të luajë Jorginho sezonin e ardhshëm është një çështje e ndarë nga Sarri, derisa ai po pret që 26-vjeçari të marrë një vendim për të ardhmen.

”E kemi thënë vetë, nëse Jorginho ka ndonjë kërkesë, do ta konsiderojmë,” tha De Laurentiis.

”E pranova ofertën e Manchester Cityt 15 ditë më parë, por duhet tu kërkojë falje atyre.

Image result for sarri 2018

”E kuptoj nëse lojtari do të preferonte të jetonte në Londër dhe jo në Mançester, dhe nëse Chelsea e paguan atë më shumë.

”Jorginho te Chelsea nuk varet nga Sarri.” //FutbollFanatik//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *